Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut sot ka mbajtur mbledhjen e parë zyrtare, të kryesuar nga Musa Misini dhe drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha dhe Fatime Grajqevci.
Kujtojmë që më herët, Enver Gashi, vëllai i kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi dhe njëkohësisht asamblisti i AAK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, në fillim të muajit shtator është emëruar ushtrues detyre i zv.drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Ndërsa në mbledhjen e sotme, Bordi i Përkohshëm është takuar me ushtruesin e detyrës të Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri.
“Në këtë takim, z. Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të Përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës për nëntë mujorin e këtij viti, sfidat me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në fund, Bordi i Përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura deri më tani.
“Bordi i Përkohshëm pritet të diskutojë buxhetin për vitin 2021, Draft planin e strategjisë së KEK-ut 2021-2025 si dhe planin afarist”, thuhet në fund të njoftimit.
Konkursi tashmë i pezulluar i KEK-ut, ishte për 20 teknikë të xehetarisë, 60 teknikë të makinerisë, 30 teknikë të elektroenergjetikës, 7 teknikë të ndërtimtarisë, 13 teknikë të kimisë dhe 13 saldues