Wolverhampton Wanderers po vazhdojnë paraqitjet e mira në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Nuno Esprito Santos ka shënuar fitore kundër skuadrës së Crystal Palace, shkruan lajmi.net.
Me rezultatin 2:0, Wolves kanë arritur që të sigurojnë tri pikët e reja.
Ait Nouri ishte ai që gjeti i pari rrugën e golit, duke tundur rrjetën në minutën e 18’, shkruan lajmi.net.
Podence dyfishoi epërsinë e nikoqirëve, kur dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27’ të takimit.
Crystal Palace luajtën me një lojtar më pak për katër minutat e fundit, pasi në minutën e 86’ Luka Milivojevic u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore Wolves mbajnë përkohësisht pozitën e tretë, me 13 pikë të grumbulluara, kurse Crystal mbeten në kuotën e 10 pikëve për pozitën e nëntë.