Fjalë Kyçe

Gjimnazi Xhevdet Doda në Prishtinë prej nesër kalon në mësim online

Gjimnazi Xhevdet Doda në Prishtinë prej nesër kalon në mësim online

Nga nesër, 02 nëntor, Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë nga mësimi i rregullt kalon në mësim online.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të këtij gjimnazi në Facebook, bëhet e ditur fillimisht mësimi online do të mbahet deri më datën 06 nëntor.

Njoftimi i plotë:

“Nga nesër me dt. 02/11/2020 sipas rekomandimeve nga IKSHPK kalojmë në mësim nga distanca (online).

Orari për aplikime të zhvillimit të mësimit është orari zyrtar i dt 14/09/2020 ( kur ka filluar viti i ri shkollor)

Për mësimdhënësit mësimi online organizohet nga shtëpia nga dt.02/11/2020 deri me dt.06/11/2020 sepse jemi në fazën finale të rregullimit të internetit në çdo klasë dhe shpresojmë që nga dt.09/11/2020 që të gjitha klasët do të pajisen me internet dhe mësimdhënësit kthehen nga shkolla për mbajtjen e mësimit.

Ora zgjatë 30 minuta sipas rekomandimeve të MASH. Mbesim fuqishëm të përkushtuar që të ndjekim ritmin e filluar dhe të përmbushim obligimet që kemi. Ruajeni shëndetin!”, thuhet në njoftim.