Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentimin e dy vajzave në Gjakovë, të cilat raportohet se kishin vjedhur një veturë, shkruan Gazeta Metro.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se të dyshuarat nuk e kanë ndalur veturën, përkundër udhërit të zyrtarëve për t’u ndalur.
Më pas, të njëjtat kanë humbur kontrollin dhe janë vetëaksidentuar.
Rasti, sipas policisë ka ndodhur rreth orës 02:00.
Njoftimi i plotë:
Gjakovë 01.11.2020 – 02:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat sipas ankuesit mashkull kosovar i kishin vjedhur veturën. Policia ka urdhëruar për ndalje të veturës, mirëpo të dyshuarat nuk janë ndalur dhe për shkak të shpejtësisë, kishin humbur kontrollin dhe ishin vetëaksidentuar. Të dyshuarat janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.