Fjalë Kyçe

Sulmi në Vjenë, ambasada kosovare fton qytetarët të qëndrojnë në vende të sigurta

Sulmi në Vjenë, ambasada kosovare fton qytetarët të qëndrojnë në vende të sigurta

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka ftuar gjithë qytetarët që ndodhen në kryeqendrën e Austrisë, përkatësisht në zonën e qendrës, që të qëndrojnë të vende të sigurta.

Pak pas orës 20.00, në Vjenë raportohet për shkëmbim të zjarrit dhe hedhje të një bombe.

Mediat raportojnë për një të vdekur dhe shtatë të plagosur.

“Ambasada në Vjenë lut të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në Vjenë, Zona Qendër (Bezirk 1.) të qëndrojnë në vende të sigurta. Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritetet po punojnë në zbardhjen e rastit. Lusim edhe njëherë të gjithë qytetarët në Vjenë të qëndrojnë ne vende të sigurta, në raste emergjente të telefonojnë policinë lokale ne numrin 133 apo në numrin emergjent të ambasadës: +43 676 7861865”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovë në Vjenë, të postuar në Facebook.