Fjalë Kyçe

S’ka kosovarë të lënduar në sulmin terrorist në Vjenë

S’ka kosovarë të lënduar në sulmin terrorist në Vjenë

Nga sulmi terrorist që ndodhi në Vjenë të Austrisë nuk ka pësuar asnjë kosovar.

Këtë e ka konfirmuar Ambasadori i Kosovës atje, Lulzim Pllana, nëpërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri.

“Në këto momente të vështira jemi me banorët e Vjenës ku ndodhën disa sulme terroriste. Për momentin dihet se diku rreth orës 20:00 ka pasur disa të shtëna, duke filluar nga Seitenstettengasse”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Ambasadori ynë, Lulzim Pllana e konfirmoi se stafi ynë diplomatik është i sigurtë dhe se për momentin nuk ka ndonjë qytetarë të Kosovës të lenduar”.