Fjalë Kyçe

Prokurori flet për rastin në Fushë Kosovë: E gjitha ndodhi për një gjobë ndaj pronarit të një qebabtoreje

Prokurori flet për rastin në Fushë Kosovë: E gjitha ndodhi për një gjobë ndaj pronarit të një qebabtoreje

Prokurori i rastit të përleshjes në Fushë Kosovë, Armend Hamiti, bën të ditur se gjashtë persona janë duke u intervistuar nga policia.

Hamiti mes tjerash deklaroi se nuk ka ndonjë të lënduar që është në rrezik për jetë, teksa tha se i lënduar mund të jetë edhe një kalimtar rasti, njofton Klan Kosova.

“Përleshja ka ndodhur pasi është dhënë gjoba nga ana e policisë, ku pastaj disa persona kanë dalë që të pengojnë policët”.

“Një shkrepje me armë ka ndodhur për toke, jemi duke identifikuar personat e përfshirë dhe hetimi po vazhdon. Nuk ka ndonjë të lënduar që ka rrezik jetën”.

“Ende nuk ka vendim për arrestim të personave, momentalisht janë duke u intervistuar gjashtë persona në stacionin policor”.

“Në vendin e ngjarjes janë edhe nga Inspektorati Policor që po hetojnë nëse policët kanë bërë ndonjë lëshim. Janë sulmuar dy zyrtarë policorë, me informacionet që i kemi është dikush nga lokali që është lënduar”.

“Tani ka ardhur edhe informata që i lënduar mund të jetë edhe një qytetar që ishte kalimtar rasti”, deklaroi Hamiti