Vjedhjet janë bërë një fenomen shqetësues në Kosovë, derisa hajdutët po shfaqen kudo.
Një qytetare në faqen Network Prishtina, ka publikuar disa imazhe të disa të rinjve që sipas saj, i kanë zënë duke vjedhur në një nga dyqanet në kryeqytet.
Ajo ka kërkuar ndihmë për identifikimin e tyre, pasi që sipas saj Policia po e kanë vështirë ta bëjnë këtë gjë.
Ky është postimi (pa ndërhyrje)
Pershendetje NP,
Ne dyqanet e EBC Cosmetics dje i kemi nxon tu vjedh keta persona ne foto, te cilet kan qene edhe ma heret.
Per shkak se policia po e kane te veshtire me i identifiku po i postojme ne grup per ndihme nese i njeh dikush, dhe per juve me pas kujdes.
