Fjalë Kyçe

Joe Bidenit i duhen vetëm edhe gjashtë vota elektorale për të fituar zgjedhjet

Joe Bidenit i duhen vetëm edhe gjashtë vota elektorale për të fituar zgjedhjet

Kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, pritet të fitojë edhe në Michigan.

Shteti përmban 16 vota elektorale dhe me këtë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Biden do të mund të arrinte në 264 vota elektorale.

Sipas kësaj, kandidatit demokrat do t’i nevojiteshin vetëm edhe gjashtë vota elektorale për të fituar për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për të cilën gjë duhet të fitohen minimalisht 270 vota elektorale.

Deri më tani, asnjëri nga të nominuarit nuk ka arritur 270 vota elektorale. Sidoqoftë, siç vlerëson The Guardian, Biden duket se ka rrugën më të qartë drejt fitores në këtë pikë.