Fjalë Kyçe

Doktori kosovar publikon fotografitë e rëntgenit: Kështu i dëmton COVID-19 mushkëritë

Doktori kosovar publikon fotografitë e rëntgenit: Kështu i dëmton COVID-19 mushkëritë

Doktori i njohur Besim Bytyqi, ka publikuar fotografi të rëntgenit të mushkërive normale dhe atyre me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.617 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 661 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Pas kësaj ka reaguar doktori Besim Bytyqi, duke thënë se duhet të ruhemi nga ky virus, ku edhe ka publikuar fotografi të rëntgenit të mushkërive normale dhe atyre me COVID-19.

“Sot 661 raste pozitiv. Ne jemi popull që nuk kemi frikë nga asgjë, ama duhet të ruhemi. Në foton e parë një rengen e mushkërive normal dhe në foton e dytë një rengen me covid 19”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/tel.045977399/posts/1948014255340496