Fjalë Kyçe

Specialja konfirmon bastistjet në Prishtinë

Specialja konfirmon bastistjet në Prishtinë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se është duke kryer bastisje në Prishtinë.

Bastisje janë duke u kryer në shtëpitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Gjithashtu bastisje është duke u kryer në selinë e PDK-së.

Thaçi, Veseli, e Selimi dje janë dërguar në Hagë me dyshimin për krime të luftës gjatë viteve 1998-99.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit”, thuhet në konfirmim.