Fjalë Kyçe

Vranidoll, polici i Kosovës sulmohet nga refugjati algjerian

Vranidoll, polici i Kosovës sulmohet nga refugjati algjerian

Edhe një rast tjetër ku policia e Kosovës sulmohet nga refugjatët ka ndodhur në Vranidoll, ku është qendra për refugjatët.

Një javë më parë, një përleshje mes policisë dhe emigrantëve ka ndodhur në Prishtinë, derisa një i tillë ka ndodhur dje edhe në Vranidoll, shkruan lajmi.net.

I dyshuari, sipas raportit të policisë është dërguar për trajtim mjekësor në neuropsikiatri dhe më pas në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas algjerian pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar në trajtim mjekësor në neuropsiatri dhe më pas me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.