Ditë më parë Ministria e Shëndetësisë publikoi vendimet e reja që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Ndër to ishte që gjatë vikendit të mbyllen kafiteritë e restorantet e ndryshme.
Kësisoj lejohet vetëm funksionimi i furrave, marketeve të vogla si dhe barnatoreve apo shërbimeve të tjera emergjente.
Por qytetarët në Prizren kanë gjetur një formë tjetër për të kaluar vikendin. Ata po marrin kafe apo pije të ndryshme nëpër markete apo furra dhe po ulen në karriget e kafiterive në qendër të qytetit.
Kjo u vërejt edhe në disa fotografi të publikuara në Facebook nga Ismet Kryeziu, transmeton lajmi.net.
Duket se këto vendime që së fundi u morën nga MSH po ndikojnë që qytetarët edhe më tepër të bëhen grumbull duke dalë në vende të tilla, apo në parqe të ndryshme të komunave përkatëse.
Rreziku i përhapjes së koronavirusit është ende aktive, teksa gjatë kohës së fundit pati një rritje të numrit të të infektuarve.