Fjalë Kyçe

Karantina në fundjavë, qytetari godet me veturë policët në Prishtinë

Karantina në fundjavë, qytetari godet me veturë policët në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor ka marrur lëndime trupore, pasi është goditur nga një person me veturë në një pikë kontrolli, i cili më pas ka ikur në drejtim të panjohur, shkruan Gazeta Metro.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:30.

Policia njofton përmes raportit 24 orësh se viktima është dërguar në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është raportuar se një i dyshuar mashkull i panjohur duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa ishin në një pikë kontrolli, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur njërin nga zyrtarët policorë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.