Fjalë Kyçe

Osmani pret sot Hotin

Osmani pret sot Hotin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani do të takohet sot me kryeministrin Avdullah Hoti.

Siç kanë konfirmuar për KOHËN kabineti i Osmanit, takimi do të mbahet nga ora 10:00.

Ky është takimi i parë që nga marrja e ushtrueses së detyrës së presidentes nga Osmani me kryeministrin.

Ndërkaq për temat e takimit presidenca do të njoftojë me komunikatë.

Vjosa Osmani ka marrë postin e u.d. të presidencës më 5 nëntor, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pas aktakuzës nga Gjykata Speciale.