Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar takim me ushtruesen e Detyrës së Presidentes së vendit Vjosa Osmani.
Ai thotë se me Osmanin, kanë diskutuar për situatën e krijuar epidemiologjike në Kosovë, sfidat dhe përkushtimin institucional në luftën antikoronavirus, njofton Klan Kosova.
”Në takim me znj. Vjosa Osmanin, U.D. e Presidentes, ishte rast të diskutojmë për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit Covid-19.
Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit.