Fjalë Kyçe

Ahmeti pyet qytetarët: A duhet ta dekorojmë Prishtinën për festat e fundvitit?

Ahmeti pyet qytetarët: A duhet ta dekorojmë Prishtinën për festat e fundvitit?

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk po do që sheshin e Prishtinës për festa të fundvitit ta dekorojë pa marrë pëlqimin e qytetarëve.

Ai në profilin e tij në Facebook, me anë të një sondazhi të vendosur, ka pyetur qytetarët se a duhet të dekorohet qyteti për këto festa, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi që vendimet për ndarjen e mjeteve për këtë gjë nga komunat tjera nuk kanë kaluar pa u komentuar negativisht nga opinioni.

Deri tani, shumica e qytetarëve kanë votuar pro dekorimit të qytetit, mirëpo se pritet të shihet se cili vendim do t’i mbetet ta marrë kryetarit Ahmeti.