Tashmë dy vjet, në vazhdimësi ka ankesa për punën e Shqipe Vllasaliu- Mehmetit, drejtoreshë e shkollës fillore “Naim Frashëri”, në kryeqytet.
Ankesa për punën e saj kanë shprehur mësimdhënësit e kësaj shkolle, nxënësit dhe Këshilli i prindërve.
Madje disa nga arsimtarët e kësaj shkolle, meqë ankesat e tyre për largimin e saj s’u realizuan kanë dalë edhe në protesta.
Por, e njëjta drejtoreshë, po vazhdon të ushtrojë presion e dhunë psiqike ndaj mësimdhënësve. IndeksOnline mëson se ajo sot, ka shpërndarë një shkresë, e cila është antiligjore, ku e njëjta ka kërkuar nga ata që ta nënshkruajnë këtë dokument.
Madje Vllasaliu-Memeti, këtë gjest e ka bërë duke penguar mësimdhënësit, të cilët ishin duke zhvilluar mësim me nxënësit.
Sipas informative që ka IndeksOnline, po ashtu edhe Inspektorati i Ministrisë së Arsimit ka dërguar dy shkresa në DKA për keqpërdorimin e pozitës zyrtare për rastin e njëjtë.
Gjithashtu IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për presionin e vazhdueshëm dhe keqpërdorimin që kjo drejtoreshë bën në detyrën që bën.
Ndryshe, pavarësisht raportimeve dhe këtyre shkeljeve ligjore Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria e Arsimit, s’ka marrë asnjë hap konkret.