Fjalë Kyçe

Klinaku: Përgjigjja më e mirë ndaj kërcënimit për luftë është uniteti kombëtar e politik

Klinaku: Përgjigjja më e mirë ndaj kërcënimit për luftë është uniteti kombëtar e politik

Ushtruesi i Detyrës të kreut të OVL-UÇK, Faton Klinaku thotë se përgjigjja më e mirë e kërcënimit për luftë është uniteti kombëtar e politik.

Klinaku konsideron se Kosova duhet të presë përfundimin e procesit zgjedhor në SHBA për të vazhduar dialogun me Serbinë, përcjellë Gazeta Blic. Ai kërkon që dialogu të zhvillohet me ndërmjetësimin amerikan dhe me platformë të qartë.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Përgjigje më e mirë ndaj çdo kërcënimi për luftë, do të ishte uniteti kombëtar dhe politik.

Kosova duhet të pres përfundimin e procesit të zgjedhjeve në ShBA, për ta vazhduar dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin amerikan, por edhe duhet të ketë një platformë të qartë në bisedime”.