Kombëtarja e Spanjës ka arritur të barazojë kundër Zvicrës, në ndeshjen e pestë të Ligës së Kombeve A, në Grupin e 3-të.
Deri në minutat e fundit të ndeshjes ishin zviceranët që kishin epërsinë, mirëpo sulmuesi spanjoll, Gerard Moreno, shënoi për 1-1.
Me këtë rezultat, Spanja është e dyta në grup me tetë pikë ndërsa Zvicra e fundit, me tri pikë.
Në anwn tjetër, Gjermania nuk e ka pasur problem me Ukrainën. Ajo ka korrur fitore me rezultat 3-1.