Skuadra e rikthyer në Ligën e Parë të Kosovës, Ulpiana ka kryer një transferim të madh.
Ekipi i drejtuar nga Megzon Visoka ka përforcuar radhët e veta me mbrojtësin Florent Murseli.
Mbrojtësi i talentuar ishte te Llapi por që nuk gjeti hapësira për t’iu bashkuar 2 Korrikut.
Në skuadrën kryeqytetase, Murseli pati paraqitje mjaftë të mira.
Falë paraqitjeve të mira, ka qenë Ulpiana që e ka bindur lojtarin me ofertën dhe ai ka nënshkruar ku do t’i mbrojë ngjyrat e klubit të sapo ngjitur në Ligën e Parë.