Fjalë Kyçe

Bernard Challandes tregon nëse do të ftojë në Përfaqësuese futbollistë nga Superliga e Kosovës

Bernard Challandes tregon nëse do të ftojë në Përfaqësuese futbollistë nga Superliga e Kosovës

Para grumbullimit të futbollistëve të Kosovës, trajneri Bernard Challandes kishte ardhur në Kosovë disa ditë më herët.

Madje, ai ishte parë në stadiumet kosovare, ku kishte përcjellur ndeshje të futbollit vendor.

Pavarsisht kësaj, përveç portierit të FC Prishtinës, Visar Bekaj, Challandes nuk ka vendosur ta ftojë asnjë futbollistë tjetër që luan në Superligë.

Ndërkaq, në konferencën e sotme për shtyp, Challandes ka thënë se nuk e ka problem të ftojë futbollistët që luajnë në Kosovë.

“Është gjithmonë pyetja e njejtë dhe përgjigjja e njejtë”, tha fillimisht Challandes.

“E përsëris, për mua nuk është problem të ftoj futbollistë që luajnë në Kosovë”, vlerësoi Challandes.

“Por, unë duhet ta përgatis listën me futbollistët më të mirë pavarsisht se ku luajnë ata”, pohoi trajneri zviceran.