Është arritur marrëveshja për zhbllokimin e llogarive të Telekomit.
Burime të KOHA-s tregojnë se në orët e mbrëmjes ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi dhe një ekip nga Telekomi janë takuar me përfaqësues të Z-Mobile dhe kanë nënshkruar marrëveshjen.
Llogaritë e Telekomit janë bllokuar tash e sa ditë. Z-Mobile k a bllokuar llogaritë dhe ka marrë mjetet që ishin aty, pasi ka fituar rastin në Arbitrazh me Telekomin.