Fjalë Kyçe

Agim Cana: Ky futbollist i Vëllaznimit e ndihmoi gjyqtarin ndaj Trepçës ’89, tifozët po e akuzojnë

Agim Cana: Ky futbollist i Vëllaznimit e ndihmoi gjyqtarin ndaj Trepçës ’89, tifozët po e akuzojnë

Presidenti i Vëllaznimit të Gjakovës, Agim Cana, është rrëfyer pas dështimit të ekipit të tij për tu inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëllaznimi humbi në ndeshjen e barazhit me shifrat 4:2 nga Trepça ’89.

Cana pas ndeshjes e ka akuzuar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Mervan Bejtullahun.

Ai në një intervistë për ‘Sports Show’ në Klan Kosova ka apeluar organet e hetusisë që të marrin masa. Ndër të tjera Cana ka thënë Bejtullahut në këtë ndeshje i ka ndihmuar shumë edhe portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri.

“Portieri i ka ndihmuar gjyqtarit. Atë po e akuzojnë edhe tifozët e Vëllaznimit. Në dy ndeshje ndaj Trepçës ’89 i ka pranuar tetë gola dhe kjo gjë është e çuditshme. Për mendimin tim është portieri më i mirë në Kosovë”.

“Unë e di se ai po ndjehet shumë keq andaj do të ishte mirë që hetuesia të merrte masa në mënyrë që edhe ai të jetë i qetë. Nuk po akuzojë për kurdisje portierin”, ka thënë Agim Cana,