Belgjika dhe Italia u janë bashkuar Spanjës dhe Francës në luftë për trofeun e Ligës së Kombeve 2020/21.
Belgjika e siguroi një vend në gjysmëfinale pasi e mundi Danimarkën 4:2 dhe e siguroi vendin e parë në Grupin 2, raporton Gazeta Express.
Italia e mposhti 2:0 Bosnjës dhe e fitoi vendin e parë në Grupin 1.
Këto dy kombëtare i bashkohen Francës dhe Spanjës, të cilat i fituan grupet e tyre përkatëse një ditë më parë.
Shorti i gjysmëfinales do të hidhet më 3 dhjetor, kur do të mësohet edhe cili shtet do të jetë organizator i ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale.
Ndeshjet do të zhvillohen në tetor të vitit 2021.
Edicionin e parë të kësaj gare e fitoi Portugalia vitin e kaluar.