Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe partnerja e tij, Edibja, kanë mirëpritur sot fëmijën e dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet bashkëshortja e futbollistit, e cila publikoi fotografinë e parë të foshnjës së porsalindur.
Po ashtu, ajo bëri të ditur se foshnja është vajzë, por nuk preferoi të zbulonte se si e kanë pagëzuar atë.
Ndryshe, Vedati dhe Edibja janë prindër edhe të një djali.
Kujtojmë se Vedat Muriqi ka shënuar një gol në ndeshjen e Kosovës me Slloveninë, ku humbi me rezultat 1:2.