Fjalë Kyçe

Shqipëria ashpërson masat, në kufi infermierët u matin temperaturën udhëtarëve

Shqipëria ashpërson masat, në kufi infermierët u matin temperaturën udhëtarëve

Asnjë shtetas i Kosovës nuk mund të kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri nëse ka temperaturë. Në pikat kufitare po qëndrojë infermierë të cilët u matin temperaturën qytetarëve. Nëse hasin me dikë që ka temperaturë ata thërrasin menjëherë ekipin mjekësor.

Infermieri Fitim Karimani që shërben në pikën kufitare në Vërmicë ka treguat në detaje detyrën e punës së tyre.

“Ne si infermierë kemi për detyrë matjen e temperaturës mirëpo fatkeqësisht nuk e kemi atë aftësi sikur të ministrit që me sy me i identifiku kush është me Covid-19, mirëpo temperatura është një indikator kryesor i Covidit”, tha Karimani.

“Ne e matim temperaturën dhe në moment që temperaturë të ngritur në bashkëpunim me policinë thërrasim Institutin Rajonal të Shëndetit publik ose në numrin 194 ku vjen ekipi mjekësor. Një person me temperaturë s’mund ta kalojë pikën kufitare, flas për shtetasit e Republikës së Kosovës”, shtoi ai për RTV Dukagjini.