Fjalë Kyçe

Ahmeti: Qeveria e Kosovës ta porosisë menjëherë vaksinën, të bëhet gati edhe plani i distribuimit

Ahmeti: Qeveria e Kosovës ta porosisë menjëherë vaksinën, të bëhet gati edhe plani i distribuimit

Shpend Ahmeti: Qeveria e Kosovës ta porosisë menjëherë vaksinën, të bëhet gati edhe plani i distribuimit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të nisë porositjen e vaksinës kundër koronavirusit, si dhe të bëj gati planin e distribuimit.

Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është kyç që të sigurohen vaksinat për punëtoeët shëndetësorë, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Ahmeti tutje shton se të tjerët mund të presin.

Postimi i plotë:

Të gjitha shtetet janë duke punuar në përgatitjet logjistike për vakcinë. Porosia e dozave është vec njëra pjesë. Transporti në -60 gradë dhe logjistika e distribuimit të vakcinave janë sfida që kërkojnë planifikim. Sipas të gjitha gjasave Gjërmania fillon em 15 dhjetor e Britania e madhe ndoshta eshe më herët. Sipas parashikimeve, në ShBA do të duhen rreth 6-8 muaj që vakcinën ta marrin mjaftueshëm njerëz.

Qeveria e Kosovës duhet që krahas porosisë menjëherë ta bëj gati edhe planin e distribuimit. Duhet të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative.

Meqenëse nuk do të mund të vakcinohen të gjithë në të njejtën kohë duhet të caktojmë procedurat e Përdorimit të Drejtë me prioritete.

Është kyçe që së paku të sigurohet sasi minimale ku me prioritet do të vakcinoheshin 1. Punëtorët shëndetësor 2. Të moshuarit dhe 3. Personat me sëmundje kronike.

Të tjerët mund të presim!

P.S. E di që ju duket herët të diskutojmë tani, por mos diskutimi tani na shkakton humbje të dy muajve në fund.