Fjalë Kyçe

Vdes plaku që bëri të qesh e gjithë Kosova

Vdes plaku që bëri të qesh e gjithë Kosova

Në moshën 85 vjeçare është ndarë nga jeta qytetari Asllan Zeka nga fshati Murg i Skenderajt, i cili ishte bërë shumë i njohur për publikun me videon e “fusnotës”.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit, teksa theksohet se varrimi i tij bëhet në orën 15:00.

I moshuari ishte bërë shumë i njohur kur ishte pyetur se a e kupton fjalën fusnotë.

Ai fillimisht e mirëpret gazetaren, por kur pyetet se a e kupton fjalën fusnotë, e ngatërron me fushatë, më pas një fëmijë në sfond i thotë atij fusnotë e jo fushatë, e ky ia kthen “Ik more ti”.