Kosova po vazhdon të jetë në situatë të vështirë epidemiologjike të shkaktuar nga virusi Korona.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 609 raste të reja, duke e dërguar kështu në 35,549 raste numrin total të personave që kanë rezultuar pozitiv dhe duke e ngritur ne 12,864 numrin e rasteve aktive.
Përgjatë këtyre 24 orëve, në Kosovë janë shënuar edhe 13 raste të vdekjes.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).
Numri i të shëruarve për 24 orëshin e fundit ka qenë 350, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 21,746 raste.
Rastet pozitive të 24 orëve të fundit janë nga komuna Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë.
Gjithashtu, është raportuar javët e fundit se klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale janë të stërngarkuara me pacientë të infektuar me koronavirus gjë që e bën edhe më të vështirë luftën ndaj tij.