Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhënie të ryshfetit.
Një shofer i autobusit gjatë prezantimit të dokumenteve në Merdare, në brendësi kishte futur 10 euro.
“PKK. Merdare 01.12.2020 – 11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar autobusin, gjatë prezantimit të dokumenteve në brendësi kishte futur një kartëmonedhë prej 10€ . I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.