Fjalë Kyçe

Selmanaj thumbon Vjosa Osmanin: president nuk të bën mungesa e presidentit

Selmanaj thumbon Vjosa Osmanin: president nuk të bën mungesa e presidentit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se Vjosa Osmani duhet të sillet si kryetare e Kuvendit të Kosovës, por në funksion edhe si ushtruese detyre e Presidentit.

Sipas tij, president nuk të bën mungesa e presidentit, por vota e deputetëve, shkruan Gazeta Express.

“Nuk të bën president mungesa e presidentit, por president të bën vota e deputetëve, Osmani duhet të sillet si kryetare e Kuvendit, por në funksion edhe si u.d e presidentit. Kushdo që provon që t’i merr atributet e diçkaje apo të një funksioni që nuk të takojnë nuk është mirë për institucionin në Kosovë”, tha Selmanaj në Rubikon.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se as në mendje nuk e ka të japë dorëheqje nga pozita e tij, shkruan Gazeta Express.

“Absolutisht jo, as nuk ka arsye, nuk kemi biseduar këtë temë me kryeministrin, sa që nuk na del kohë të mendojmë për gjëra të tilla”, tha Selmanaj.

Ai tha se është shqetësim që dikush ta mendojë ta ndalojë dikë të futet në Kuvendin e Kosovës.

“Vetëm për të menduar dikush që mund ta ndalojë dikë për të futur në Kuvend, vec me shku menja me nal atë, është shqetësim në vete. Kush janë këta njerëz që mund ta ndalin dikë me u fut brenda”, tha Selmanaj në Rubikon.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se do të mundohen ta pengojnë punën në Kuvendin e Kosovës nëse Driton Selmanaj merr pjesë në seancat e Kuvendit.