Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Luka Jovic është futbollisti më i ri i Real Madrid

ZYRTARE: Luka Jovic është futbollisti më i ri i Real Madrid

Luka Jovic, i lindur në Bijelijna të Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 1997 është futbollisti më i ri i Real Madrid, shkruan Gazetasheshi.com.

Reprezentuesi serb do të jetë futbollist i ekipit madrilien për pesë edicionet e ardhshme pas transferimit nga skuadra gjermane Eintracht Frankfurt për shumën e 60 milionë eurove.

30% e kësaj shume do ti takojë ekipit portugez të Benficës që zotëronte kartonin e lojtarit, i cili ishte i huazuar në ekipin gjerman.

Jovic ishte një kërkesë e trajnerit Zinedine Zidane, i cili tashmë ka filluar revolucionin në ekipin madrilien.

21 vjeçari pati një sezonë fantastike, derisa realizoi 27 gola këtë edicion, duke arritur deri në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës me ekipin e tij.

Operacioni është mbyllur me sukses pas bisedimeve ndërmjet Jose Angel Sanchez, zëvendës presidentit të klubit madrilien dhe Fali Ramadanit, shqiptarit nga Tuzi, i cili njëherit është menagjer i reprezentuesit serb .

Real Madrid zyrtarizon kështu transferimin e Jovic pas ardhjeve të Militaos dhe Rodrygos. Hazard dhe Mendy janë në pritje, teksa po lakohen edhe emrat e tjerë si Mbappe e Eriksen.