Fjalë Kyçe

Babai rrah me shkop druri të birin e tij në Gjakovë: Vodhi laptopin në shtëpi për të paguar borxhin

Babai rrah me shkop druri të birin e tij në Gjakovë: Vodhi laptopin në shtëpi për të paguar borxhin

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një përleshje fizike

Policia përmes raportit 24 orësh thotë se ka qenë babai në gjendje të dehur, i cili fillimisht sulmoi me shkop druri të birin, pasi i njëjti kishte vjedhur një laptop në shtëpi, për ta paguar një borxh.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar babë e djalë, pasi babai në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht me shkop druri djalin e tij, përdorues i narkotikëve pas dyshimit se i njëjti kishte vjedhur një llap-top në shtëpi, dhe e kishte dërguar te një person në emër të kthimit të borxhit, për të cilin është inicuar rast tjetër. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.