Portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri ka qenë tema më e përfolur ditëve të fundit.
Muhaxhiri është akuzuar direkt nga kryetari Agim Cana pas humbjes 4:2 nga Trepça’89 në barazh.
Ndërsa, ish-portieri i njohur Kushtrim Mushica i ka dalur në mbrojtje Altik Muhaxhirit.
Madje, ai është pyetur edhe nëse dikush ka provuar ta blejë atë sa ka qenë portier aktiv.
“Jo nuk ka ndodhur në mënyrë direkte”.
“Megjithatë unë kam qenë gjithnjë i gatshëm ta jap më të mirën nga vetja”, tha Mushica në “Dueli Sportiv”.
“Edhe kur kam qenë i lënduar, kam dashur të luaj dhe ta ndihmojë skuadrën”, shtoi Mushica.
Ndryshe, Mushica famën më të madhe si portier e mori te FC Prishtina.
“Kam pasur rastin të jem koleg me Altik Muhaxhirin dhe e njoh sepse kam punuar me të”.
“Edhe prindi i tij ka qenë portier, dhe që mbahet si njëri prej më të mirëve nga Vëllaznimi. Mendoj se Altiki është i pastër në këtë rast”.