Fjalë Kyçe

Ekskluzive: Ky futbollist i Kosovës, sonte do të zgjedhet më i miri i vitit 2020 nga FFK

Ekskluzive: Ky futbollist i Kosovës, sonte do të zgjedhet më i miri i vitit 2020 nga FFK

Sonte në mbrëmje do të mbahet ceremonia për zgjedhjen e laureatëve më të mirë të vitit 2020 nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Çmimi kryesor si lojtari më i mirë i vitit, për herë të parë do të ndahet për një mbrojtës.

Burime të Indeksonline, bëjën të ditur që Mërgim Vojvoda është fitues i çmimit.

PARMA, ITALY – SEPTEMBER 03: Mergim Vojvoda of Kosovo during the UEFA Nations League group stage match between Moldova and Kosovo at Ennio Tardini Stadium on September 03, 2020 in Parma, Italy.

Së bashku me mbrojtësin e Torinës, në garë kanë qenë Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj e Milot Rashica.

Ceremonia e zgjedhjes së më të mirëve fillon sonte nga ora 20:30 dhe transmetohet në Klan Kosova.