Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka reflektuar mbi ngritjet dhe uljet e vitit 2020 në një letër speciale për Krishtlindje drejtuar tifozëve.
Klopp i ka premtuar tifozëve të The Reds duke i thënë: “Koha jonë për festë të përbashkët do të vije, une ua premtoj këtë gjë”, u shpreh ai.
Liverpoolit iu deshën 30 vite për të fituar përsëri një trofe të ligës dhe këtë gjë arriti që ta bëj ish trajneri i Dortmund.
Por duke marrë parasysh se pandemia Covid-19 ka ndikuar në botë këtë vit, edhe këtë ngjarje festive të titullit e ka anuluar.
Pikërisht për këtë arsye Klopp, po u premton tifozëve se do të takohen dhe do të festojnë për këtë gjë.