Atletico Madrid ka konfirmuar që Diego Costa është larguar nga klubi. Ai tanimë është një agjent i lirë duke kërkuar klub të ri.
Klubi madrilien, Atletico, ka arritur marrëveshje me lojtarin Costa për të përfunduar kontratën e tij.
Sulmuesi Costa, nuk ka zhvilluar shumë minuta këtë sezon nën urdhrat e Diego Simeone.
Njëri prej klubeve që se fundmi ka shprehur shumë interesim për spanjollin është Arsenali.
Për shkak të mungesës së golave këtë sezon, Mikel Arteta e sheh si zgjidhje të duhur transferimin e Costas.
Deri tani nuk ka asgjë zyrtare për klubin e ardhshëm të 32 vjeçarit.