Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të jetë kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë do të jetë vetëm shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie.
“Prej sonte, e kemi funksionalizuar Shtabin Zgjedhor, të cilit do t’i prijë me kënaqësi drejt fitores së madhe për Gjilanin e Republikën”, ka shkruar Haziri.
Lutfi Haziri ishte një nga emrat që u përfol se mund të jetë kandidat për kryeministër i LDK’së, parti kjo e cila ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit për kryeministër.
LDK-ja nesër do të njoftojë publikisht për emrin i cili do të synojë karrigen e shefit të ekzekutivit në qeverinë e ardhshme.
Zgjedhjet do të mbahen në tremujorin e parë të vitit që po vjen. Kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese çoi vendin në zgjedhje pasi qeveria e kryeministrit Hoti, doli të ishte pafuqi juridike.