Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020.
Para kësaj sfide tejet të rëndësishme pēr Kombëtaren tonë, ekskluzivisht për Gazetën Alo ka folur trajneri i mirë njohur Bylbyl Sokoli.
“Sfida ndaj Malit të Zi do të jetë e veshtirë”, ka thënë fillimisht Bylbyl Sokoli.
“Mali i zi ka ekip cilësor, por Kosova ka seri të mirë të rezultateve dhe psiqikisht është ekip me vetëbesim.
Kosova ka sulm të shpejtë dhe kam shpresë se Rashica dhe Zeneli do të jenë efikas në këtë përballje” ka thënë trajneri Bylbyl Sokoli për Gazetën Alo.
Mali i Zi – Kosova luhet ditën e premtë në Podgoricë nga ora 20:45.