Fjalë Kyçe

Në disa pjesë të vendit qytetarët pa ujë të pijshëm, flasin nga Ujësjellësi “Prishtina”

Në disa pjesë të vendit qytetarët pa ujë të pijshëm, flasin nga Ujësjellësi “Prishtina”

Disa pjesë të vendit po përballen me reduktime të ujit të pijshëm, por kjo sipas Ujësjellësit Rajonal Prishtina, vjen si pasojë e e turbullirës së ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut.

Nga kjo kompani thonë që po e bëjnë të pamundurën që ta rregullojnë sa më shpejtë.

Ky është njoftimi i plotë:

Konsumatorë të nderuar të Fushë Kosovës, Drenasit  dhe lagjes ” Kalabria” në Prishtinë.
Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji.
Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri.

Faleminderit për mirëkuptim!