Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020.
Trajneri dhe analist i njohur i futbollit Muhamet Dragusha, në një prononcim për Gazetën Alo, ka folur për këtë përballje tejet të rëndësishme.
“Shpresoj të vazhdojmë me formën e lartë që kemi ngrit qysh prej ardhjes së trainerit të ri. Loja e Kosovës ka ngritje por edhe forma e lojtarëve në ekipet respektive ka qenë në nivel të lartè e sidomos te lojtarëve kyq që kemi në ekip”, ka thënë fillimisht Dragusha.
“Besoj në një ndeshje të fortë me përgjëgjsi të madhe në lojë dhe pa tension. Në qoftë se Kosova vazhdon me të njëjtin sistem dhe rreshtim shpresoj që do kemi sukses edhe këtë ndeshje e kësaj me ia bashkangjit edhe stratetgjin e ndaljes së lojtarëve kyq të kundërshtarit apo armët më të forta besoj që do të dalim me rezultat të mirë nga kjo ndeshje”, tha mes tjerash ai.
Sipas Dragushës, Kosova ka fitu përvoj në këto kompeticione të organizuara nga instancat më të larta të futbollit dhe angazhimi dhe perforcimet e ardhura kanë shtuar entuziazëm edhe më të lart si dhe është shtuar konkurrenca mbrenda ekipës.
Mali i Zi – Kosova luhet ditën e premtë në Podgoricë nga ora 20:45.