Fjalë Kyçe

Pamje të frikshme të aksidentit fatal në Arllat të Drenasit

Pamje të frikshme të aksidentit fatal në Arllat të Drenasit

Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mes katër veturave në fshatin Arrlat në rrugën rajonale për Malishevë.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Express duke njogtuar se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa janë lënduar edhe shtatë persona të tjerë.

“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë , ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.