Fjalë Kyçe

Haxhi Shala kandidat i AAK-së për deputet

Haxhi Shala kandidat i AAK-së për deputet

Haxhi Shala ka bërë të ditur se do jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në kuadër të listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke iu drejtuar qytetarëve të komunës së Malishevës, ai tha se kanë pasur rrugë të gjatë e të mundimshme bashkë dhe se askush nuk e njeh më mirë se ata.

Haxhi Shala që më parë ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate, tashmë ka konfirmuar kandidimin e tij në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në fillim të muajit shkurt.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Malishevës

Në të kaluarën kemi bërë rrugë të gjatë e të mundimshme së bashku dhe askush më mirë se ju nuk më njeh.

Do të jem përherë gardian i juaji dhe interesave të Kosovës, në çdo kohë që kërkohet.

Në këtë fazë të re që po hyjmë ju ftojë të jemi të bashkuar, ta gjejme mirëkuptimin ne mes veti dhe të ecim përpara. Vetëm të bashkuar si në të kaluaren do t’i tejkalojme sfidat e garantojmë suksesin.

Na priftë e mbara të gjithëve.

HSH.