Trajneri i Fenerbahçes, Erol Bulut, ka sqaruar edhe më shumë spekulimet lidhur me të ardhmen e mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil.
Ozil s’ka bërë asnjë paraqitje këtë edicion me ‘Topçinjtë’ dhe i ka ditët e numëruara në Londër, raporton Express.
Ai lidhet me një transferim në Turqi dhe tashmë edhe trajneri i Fenerbahçes ka rritur spekulimet.
“Situata e Mesut Ozil së shpejti do të qartësohet në ditët e ardhshme”, tha ai për Bein Sports pas fitores së Fenerbahces 2-1 kundër Alanyaspor të enjten.
“Emri i Mesutit është shumë i zakonshëm. Nuk është e mundur që unë të bëj një koment para se ai të vijë”.