Ballkani do të mbetet pa sulmuesin e tyre, Liridon Fetahaj, pasi që ky i fundit do të largohet nga klubi.
Fetahaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tregoi se nga sot nuk do të jetë më pjesë e klubit nga Suhareka, transmeton lajmi.net.
Ai ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët dhe gjithashtu edhe tifozët për përkrahjen e tyre.
“Për fund uroj që FC Ballkani të dalë në gara evropiane këtë vit sepse e meritojnë”, u shpreh ai.
https://www.facebook.com/liridon.fetahu.902/posts/2831223927120548