Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nesër do fillojë vaksinimi kundër koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur ai përmes Facebook-ut.
“Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, ka shkruar Rama.
Kryeministri Rama kishte premtuar se një pjesë të vaksinës anti-Covid do ia dhurojë edhe Kosovës.
“Kosovës do t’ia dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë në Tiranë”, ka thënë Rama ditë më parë.