Ekstradohet nga Kosova 46-vjeçari Indrit Taullai, kreu i bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim nga GJKKO për akuzën e vrasjes me paramendimin e grup të strukturuar kriminal.
Ky fundit akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.
Ndërkohë është ekstraduar nga Gjermania, 56-vjeçari Gjegji Çollaku, banues në Korçë.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për 56-vjeçarin ka dhënë masën “arrest me burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Sakaq sot është ekstraduar drejt Kosovës 58-vjeçari Ahmet Isufaj, raporton euronews.al.
58-vjeçari është nën hetim në Kosovë për krim të organizuar dhe shpërndarje droge.