Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, sot ka takuar disa të rinj të Zllakuqanit.
Shala përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruajtur se PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë ta takosh rininë e Zllakuqanit.
Takimi me këta të rinj, qysh sot, të jep ndjesinë e fitores së sigurt.
Mikpritja e përzemërt si kjo e sotmja në Zllakuqan, më jep motiv për të vazhduar më tej, drejt objektivit final: rrumbullakësimit të shetësisë së Kosovës.
Edhe në Zllakuqan u bindëm se qytetarët po besojnë fuqishëm se PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit.
#Rimëkëmbje #FeratShala14