Pas Ben Davies, Liverpooli ka konfirmuar huazimin me mundësi blerje të qendërmbrojtësit Ozan Kabak.
Kabak që ka kontratë me Schalke 04 deri në vitin 2024 i është bashkuar kampionit të Anglisë për gjashtë muaj, transmeton lajmi.net.
Liverpooli ka konfirmuar huazimin e Kabak, derisa ylli shqiptar Shkodran Mustafi ka kaluar te klubi gjerman.
Për kartonin e Kabak, Liverpooli duhet të paguajë 30 milionë euro, derisa në rast që e blen do t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare.
It’s official! 😎@ozankabak4 joins us on loan from @s04 until the end of the season 👊
— Liverpool FC (@LFC) February 1, 2021